Connect with us

Kosovë

Shefi i BIRN-it vazhdon si aktivist i VV-së: A është LDK-ja me Thaçin a me Kurtin?

Publikuar

Jemi mësuar për një kohë të gjatë që aktivistët dhe zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes t’i shohim duke sulmuar LDK-në për lidhjet e saj me PDK-në dhe presidentin Thaçi. Por megjithatë, ndikimi medial i VV-së duket se ka arritur tashmë majat pasi edhe Presidenti i BIRN-it, Tim Xhudah ka filluar të përforcojë agjendën e tyre.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur në takime të ndara të gjithë kryetarët e partive politike në Kosovë. Të parin e mbajti me kryetarin e LDK-së, z.Isa Mustafa, i cili para më shumë se një muaji lidhi koalicion me Vetëvendosjen.

Thaçi e quajti takimin që e kishte me Mustafën si të shkëlqyer dhe njoftoi se kishte pozicion të unifikuar sa i përket çështjeve kryesore me rëndësi kombëtare, shkruan Periskopi.

Kjo duket se e ka penguar z.Tim Judah, i akuzuar për spekulime lidhur me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, i cili e ka pyetur Mustafën se me kënd janë në qeveri.

Judah është President i BIRN-it, një rrjet gazetaresk që ka një varg emisionesh dhe platformash të ndryshme në RTK dhe media sociale, dhe nuk ka ndalur spekulimet dhe përhapjen e panikut në shoqërinë tonë.

Kësaj here, si të ishte aktivist i Vetëvendosjes, ai ka shkruar:

“Nëse LDK-ja është e unifikuar në pozicionin e saj mbi çështjet me rëndësi kombëtare me Hashim Thaçin, a do të thotë kjo se nuk janë më të unifikuar me kryeministrin Albin Kurti. Me kënd janë në qeveri ata?” – thotë ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK