Connect with us

Kosovë

Sharje e ofendime ndaj VV-së pas sulmeve morbide që po i bën LDK-së

Publikuar

Ideologu shqiptar i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, pardje e ka bërë një status kushtuar atyre që i quan “rugovianët”  e që janë pjesa e LDK-së e cila po e kundërshton qëndrimin e kryeministrit Kurti dhe që rrezikon prishjen e raporteve tona historikisht të mira me ShBA-të.

Feraj ka goditur LDK-në duke përmendur pikërisht presidentin historik të kësaj partie, Ibrahim Rugovën, dhe qëndrimet e tij gjatë viteve ’90, kohë në të cilën Kosova ishte në një gjendje krejt tjetër.

Sipas z.Feraj Rugova e ndërtoi miqësinë dhe aleancën me amerikanët duke i refuzuar kërkesat amerikane.

“Prej vitit 1990 asnjë prej tre opcioneve të famshëm të Rugovës nuk mbështetej nga presidentët e SHBA-ve.

Kundër kërkesave amerikane, Rugova as populli nuk hoqi dorë prej asnjërit prej tyre.” – shkruan ai.

Më tej, profesori nga Shqipëria zyrtarët e lartë të LDK-së që kritikojnë Kurtin i cilëson si “rugovianë mustafistë” dhe madje deklaron edhe se ata “as atëherë e as sot nuk dinë asgjë” me një arrogancë të çuditshme e të papranueshme, përcjell Periskopi.

Këtë reagim morbid nga ana e z.Feraj ndaj partnerit të koalicionit e ka shpërndarë edhe Atdhe Arifi, aktivisti i njohur i kësaj partie, por i cili kërcënon miqtë e tij në Facebook që të mos e shajnë dhe ofendojnë në privat “sepse pastaj po pendohen kur po shihen live”./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK