Lajme
Shahini, maturantëve pas mbylljes së shkollave: Punoni me këto dy libra

Ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për maturantët pas vendimit për mbylljen e shkollave shkaku i frikës nga koronavirusi.
Me këtë rast ajo bëri me dije se ata duhet të punojnë me këto dy libra:
“Punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019 “- tha Shahini.
Për maturantët:
Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.
Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.


















