Lajme
Sëmundja e mistershme sjell vdekjen në Etiopi

Etiopianët po përballen me një sëmundje të mistershme.
Raportohet se atyre u del gjak nga hundët dhe goja para se të bien në tokë të vdekur.
Sëmundja, e cila besohet të jetë përhapur në fshatrat pranë një projekti gazi në Somali, thuhet se i bën sytë e viktimave të verdhë, para se t’ju shkaktojë ethe, fryrje në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fund shkakton vdekjen.
Simptoma të tjera përfshijnë pëllëmbë të zverdhura, mungesë oreksi dhe përgjumje.
Sipas tha Guardian, zyrtarë në Addis Ababa kanë mohuar pretendimet se vendi po kalon një krizë shëndeti dhe ka probleme me mjedisin, raporton the Guardian.
Supozimet janë se sëmundja është shkaktuar nga mbetjet toksike gjatë shpimit të tokës nga kinezët për naftë. Mbetjet kanë ndotur burimet e ujit të vendit duke përhapur kështu edhe sëmundjen.























