Connect with us

Kosovë

Selmanaj tregon se kur do të vendosin të lënë Qeverinë Kurti

Publikuar

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj sonte në Pressing ka thënë se më përpara zgjedhin miqësinë me SHBA’në se sa qeverisjen me Albin Kurtin, transmeton Periskopi.

Selmanaj ka thënë se do të largohen nga Qeverië në momentin e duhur, nëse veç rrezikohen raportet me Amerikën.

‘’Do të më vinte keq nëse kjo qeveri merr fund shpejt shkaku i disa vendimeve. Mëkat që nëse për shkak të kësaj tematike. LDK është e qartë që në mes Kurtit e SHBA, e zgjedhim SHBA’në.  Shpresojmë që do të ketë një reflektim prej Kurtit’’

‘’LDK në momentin e duhun e merr vendimin e duhun. Nuk ka ende asnjë moment. Gjithmonë në mbrojtje të partneritetit. S’jemi të interesuar a vazhdojmë partneritetin me dikë që portretizohet si antiamerikan’’/PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK