Kosovë
Selimi thotë që nuk po bëhet ‘zhurmë’ për heqjen e taksës, por për Reciprocitetin

Shefi i grupit parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi ka thënë se kanë dy gjëra që i bëjnë të dallojnë për çështjen e taksës.
Selimi ka thënë se LDK dëshiron që të hiqet taksa, por jo të vendoset reciprociteti ndërsa VV dëshiron që taksa të ndërlidhet me reciprocitet.
“Ajo çfarë na bashkon dhe dallon janë dy gjëra. Në harmonizim e programit tonë qeverisës, jemi pajtuar që taksa të vendoset me reciprocitet. Po dallojmë në mënyra, kanë qenë fer, na bashkon qëllimi, LDK dëshiron që taksa të hiqet dhe ne po dojmë që ta ndërlidhim me njëra tjetrën, (taksa të hiqet dhe të vendoset reciprociteti), pas datës 15 do të ketë një takim me LDK’në”, ka thënë ai në Rubikon, përcjell Periskopi.
Tutje Selimi ka thënë se reagimet e fundit nga SHBA e nga opozita në Kosovë nuk po bëhet për taksën por sipas tij po bëhet për reciporcitetin.
“Nuk po bëhet për taksën, por për reciprocitetin. Sa herë kanë sulmu te taksa po bëhet sulm paraprak te reciprociteti”, u shpreh ai./Periskopi/




















