Lajme
Sela pas takimit: Dërgoni shtabet e krizës në Dibër, qytetarët kanë nevojë për barëra

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, pas përfundimit të takimit me krerët tjerë të partive politike tek Presidenti i shtetit, njoftoi se qëndrimi i tyre që nga fillimi ka qenë anulimi i zgjedhjeve për shkak të rrezikshmërisë së përhapjes të kornavirusit.
Sela e shfrytëzojë rastin që t’i bëj apel Qeverisë që të jenë më të kujdeshëm në marrjen e vendimeve dhe zbatimin e tyre.
Sela i bëri thirrje Qeverisë që të dërgojë shtabin e krizës në Dibër dhe Qendër Zhupë, pra në këto vende ku është shpallur gjendje krize pasi që ka persona me sëmundje kornike të cilët nuk kanë mundësi të blejnë barëra.
“Sapo dolëm nga takimi i liderëve tek presidenti. Për ASH-në natyrisht që ndër objektivat dhe qëllimet e të bërit politik, mes shumë argumenteve tjera është edhe siguria e qytetarit si një nga elementet më të rëndësishme. Pa shëndet nuk mund të ketë siguri. Ne u përgjigjëm ftesës së Presidentit për këtë takim me qëndrimin që të shtyhen zgjedhjet. Tani zgjedhjet do të shtyhen por do duhet të gjindjet zgjidhje. Situata duhet të merret seriozisht nga qytetarët. Megjithatë dua të bëj një apel për Qervinë në lidhje me aktivitetet e tyre në lidhje me koronaviruisn. Janë shpallur zona të rrezikut në dy vende, por Qeveria duhet të shtojë kujdesin pasi që në këto zona ka shumë qytetarë tjerë të cilët gjendjen në ata zona e kanë probleme të tjera shëndetësore, pra janë të sëmurë kronik dhe kanë nevojë për barëra. Lus Qeverinë që të dërgoj shtabet e krizëz po në ato vende të t’i furnizojë njerëzit. Gjithashtu të shtojë kujdesin edhe në zonat tjera” tha Sela pas takimit./GazetExpress/
















