Connect with us

Sport

Rummenigge: Kjo është mënyra e vetme për të shmangur katastrofën e madhe

Publikuar

UEFA të mërkurën do të mbajë një tjetër takim përmes video-sinjalit, për të marrë një tjetër vendim për futbollin.

“Në mënyrë që të mos prishim kampionatet tona, është e rëndësishme që të përfundojmë sezonin aktual. Kjo ndikon në mbijetesën e shumë klubeve, përfshirë edhe ato gjermane, në mënyrë që të shmanget një fatkeqësi e paparë ekonomike. Kjo është mënyra e vetme”, ka deklaruar Rummenigge, përcjell lajmi.net.

“Për shkak të kësaj, unë mendoj se do të ishte e drejtë të zgjasim këtë sezon në skenarin e rastit më të keq deri në shtator. Në këtë skenar, sezoni tjetër mund të fillojë në dimër, në mënyrë që lojtarët të kenë kohë për të pushuar dhe përgatitur për të”.

“Është një skenar plotësisht i imagjinueshëm dhe i arritshëm”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK