Connect with us

Kosovë

Rreth orës 19:00 dalin analizat e dhjetë personave të dyshuar me Koronavirus

Publikuar

Xhevat Jakupi, Drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë ka thënë se shumë shpejt pritet të dalin rezultate e analizave të dhjetë personave si të dyshuar se mund të jenë të prekur nga Koronavirusi.

“Kemi pranuar dhjetë mostra nga rastet që kanë shkuar të kërkojnë ndihmë dhe ato janë në procesim ku pritet që deri rreth orës 19:00 të dalin rezultatet”.

“Kemi laboratorë modern që janë krijuar para sida viteve me ndihmën e Bankës Botërore. Hapësirat janë të standardizuara. Testimi është standard si në SHBA, Kinë… dhe kemi material të mjaftueshëm”, ka thënë Jakupi, njofton Klan Kosova.

Në Info Magazine ai ka theksuar se në ditët në vijim edhe në Kosovë mund të ketë raste të konfirmuara me COVID-19.

“Është situatë e pritur. Në momentin kur kemi dëgjuar që janë paraqitur rastet e para nga Italia është vetëm çështje kohe se kur do të shfaqen rreth nesh. Është e pritur. Kosova nuk është ishull i izoluar. Është e mundshme që në ditët në vijim të kemi raste të regjistruara me infeksion”.

“Si sektor shëndetësor kemi filluar që nga janari me përgatitje dhe kemi qenë nga vendet e para me planin për gatishmëri dhe përgjigje. Vetëizolimi është më i përshtatshëm se vetëkarantinimi për personat me simptoma pa ndonjë shenjë që ua rrezikon jetën, është më mirë të rrinë në një dhomë me tualet të ndarë nga të tjerët ndonëse kjo është e vështirë”

NA NDIQ NË FACEBOOK