Kosovë
Rrahu të dashurën, arrestohet një person në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjilan, një person është arrestuar pasiqë ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
“Është arrestuar I dyshuari për shkak të një mosmarrëveshjeje e ka kanosur dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën femër, me të cilën ishte në lidhje dashurie”, njofton Policia në raportin ditor.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Periskopi/






















