Lajme
Rinis puna për shembjen e banesave në zonën e Astirit

Që prej orëve të para të mëngjesit, policia dhe IKMT ka rinisur sërish puna për shembjen e banesave në zonën e Astirit.
Shembjet janë pjesë e aksionit për punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe.
Policia ka penguar edhe grupin e xhirimit të Ora News, me pretendimin se po pengon qarkullimin e makinave.
Në zonë ka forca të shumta policie, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë, duke penguar edhe banorët të qarkullojnë lirshëm, ndërsa qarkullimi i mjeteve është penguar nga të dyja anët.
“Ne kemi ardhur nga puna dhe duam të shkojmë në shtëpi, por policia nuk na lejon”, u shpreh një banor për Ora News.
Ndërkohë nga ana e banorëve nuk ka rezistencë për shembjen e objekteve në këtë zonë.
“Po bëhet rrugë thjesht për të vjedhur 20 milion euro. Kemi protestuar çdo ditë por jemi të ndarë pasi ndaj nesh është hedhur gaz lotsjellës”, u shpreh një qytetar.




















