Kulturë
Rezultoi pozitive ndaj Coronavirusit/ Aktorja italiane rrëfen historinë e saj: Ndjehesh më e braktisur se kurrë

Aktorja Giuliana De Sio ka ndarë me të gjithë fansta e saj historinë e saj pas zbuloi se ishte pozitive ndaj Coronavirusit. Giuliana kaloi dy javë në izolim dhe i quan këto ditët më horror të jetës së saj. Tashmë pasi ka kaluar rrezikun dhe ka lënë pas gjithcka ka treguar për përvojën e saj si e izoluar.
Përveç dhimbjes fizike, ajo shprehet se vetmia ishte e papërballueshme. De Sio e përcakton karantinën si testin më të ashpër që ka kaluar në tërë jetën e saj. “Kjo lumturi është zhdukur. Unë heshta sepse nuk kisha zë ose fjalë për historinë time horror”, nis rrëfimin De Sio.
Aktorja napolitane zbulon se është shumë e dobësuar nga sëmundja, por më në fund mund të thuhet se është jashtë rrezikut: “Virusi është i mposhtur”, shkruan ajo në mesazhin e saj për fansat. “Ju lutem më doni, sepse këtu metodat është pak të thuash që janë të ngutshme dhe ndjehesh më e braktisur se kurrë. Edhe pse e di se çfarë po ndodh në botë, unë dua të dal!”, shprehet ajo./CNA.al





















