Uncategorized
Rekord i zi në Itali: Numri i të vdekurve nga koronavirusi kalon shifrën 4 mijë

Të dhënat e fundit nga Mbrojtja Civile Italiane tregojnë që numri i të vdekurve dhe të infektuarve në Itali është rritur sot shumë.
Numri i viktimave me COVID 19 ka arritur sot më 4032 e bilanci i 24 orëve të fundit është tragjik, janë 627 viktima më shumë se një ditë më parë.
Numri i personave të infektuar është 47 021 e 2655 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën e po kurohen në repartet e terapive intesvie.
Situata në rajonin e Lombardisë mbetet kritike, ndërsa Rajoni i Lazios ka regjistruar sot një rritje shqetësuese në krahasim me një ditë më parë.






















