Shëndetësi
Rekomandohet që Kosova t’i mbyllë kufijtë me vendet fqinje

Sot është mbajtur takimi i komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit, i udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.
Në këtë takim, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar mbylljen e kufijve me vendet fqinje, transmeton Klan Kosova.
“Duke pasur parasysh situatën epidemiologjike me COVID-19 ditëve të fundit dhe vlerësimin e OBSH-së që konsideron se situata epidemiologjike është me risk shumë të lartë në tërë botën, si dhe shpalljen e pandemisë nga ana e OBSH-së, propozon mbylljen e kufijve nga shtetet fqinjë”.
“IKSHP dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse të MSH-së bazuar në pikën e dytë të masave të Qeverisë të datës 11 mars e cila thotë: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore për në vendet me risk të lartë dhe të mesëm deri në një vendim tjetër japin rekomandim për ministrin e Shëndetësisë që të ndërmerren masa konkrete në këtë drejtim”.
klankosova.tv





















