Connect with us

Lajme

“Reketi”, filloi mbrojtja e Katica Janevës

Publikuar

E pandehura Katica Janeva, filloi mbrojtjen e saj në rastin Reket. Avokatët paraqitën dëshmi materiale, me të cilët donin të dëshmojnë se ish-prokurorja speciale nuk është fajtore për rastin Reket. Në gjykatë u lëshua një intervistë 10 minutëshe e prokurorëve të atëhershëm specialë Lile Stefanova, Trajçe Pelivanov dhe Janeva për 1TV, ku Boki 13 u prezantua si pronar joformal . Ata flasin për paraburgimin e Orce Kamçevit dhe vendimin PSP-ja të pajtohet, që ai nga Shutka të shkojë në arrest shtëpiak, edhe përskaj reagimit të ashpër të opinionit dhe ekspertëve ligjorë.

Gjithmonë është tentuar të veprohet siç parashikohet nga Ligji i Procedurës Penale, për të zëvendësuar masën më të rëndë me një më të butë. Kjo thuhet si nga Katica Janeva, ashtu edhe nga dëshmitari që u dëgjua në këtë rast, Lile Stefanova, dhe ata ndajnë qëndrime identike- deklaroi DELJO KADIEV, AVOKAT I KATICA JANEVËS.

Avokatët paraqitën raport bankar për të treguar se Janeva nuk kishte të ardhura të tjera, përveç pagës së Prokurorisë Speciale. Ata dorëzuan një dokument që babai i saj është trajtuar në Spitalin Sistina të Kamçevit, por për shërbimin ka paguar motra e Katicës, duke treguar se nuk kishte bazë për korrupsion. Telefoni që prokuroria ia mori Janevës, motra e saj e ka fituar në një lojë shpërblyese nga banka. Por, kur filluan të shfaqen dëshmitë në lidhje me rastin Perandoria, gjykata e përjashtoi publikun, sepse rasti është ende nën hetim. Një nga të dyshuarit në të është Orce Kamçev, i cili e raportoi reketin e Katicës dhe Boki 13.

Nga këto dëshmi do të shihen të gjitha sekuencat e veprimeve të PSP-së në rastin Perandoria- tha Irena Fërçkovska, Avokate e Katica Janevës.

Kjo do të thotë se nuk ka asgjë të pazakontë në trajtimin e këtij rasti, ndryshe nga rastet e tjera- tha DELJO KADIEV, AVOKAT I KATICA JANEVËS.

“Reket” vazhdon më 23 mars. Prokurorët e PSP-së do të dëgjohen si dëshmitarë të propozuar nga Janeva. Ndërkohë për shkak të virusit korona, gjykata sot ndaloi publikun në seanca gjyqësore të cilat nuk vlenin vetëm për mediat dhe OJQ-të. Nga Gjykata Penale thonë se ata e dezinfektojnë vazhdimisht gjykatën.

Bojan Stojanovski

.

NA NDIQ NË FACEBOOK