Connect with us

Kosovë

Refuzoi ta mbyllte restaurantin, Policia arreston menaxherin në Graçanicë

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar menaxherin e një restauranti në Graçanicë.

I dyshuari u arrestua pasi nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin koronavirus.

Brenda lokalit policia ka hasur në 13 klientë brenda.

Ai kishte refuzuar të mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje