Connect with us

Kosovë

Reagon Blerim Reka pasi iu kërkua dorëheqja: Krahason veten me Hashim Thaçin

Publikuar

Ministri Integrimi Evropiane, Blerim Reka, ka reaguar pas kërkesës së PDK-së dhe AAK-së për dorëheqjen e tij pas deklaratave se duhej që Serbisë t’i lejohej një korridor për dalje në detin Adriatik në këmbim të njohjes përfundimtare.

Reka ka thënë se pandershmëria e atyre që po ia kërkojnë dorëheqjen lidhet me mungesën e guximit të tyre që të njëjtën t’ia kërkojnë Hashim Thaçit për negociatat sekrete për ndarjen e Kosovës.

“Më duket e pandershme qe ata të cilët nuk e kërkuan dorëheqjen e Presidentit aktual teksa negocionte zgjidhje territoriale me shkëmbime sekrete, të kërkojnë tash dorëheqjen time”, ka shkruar Reka, në një reagim në Facebook duke e krahasuar veten me Thaçin sa i përket çështjes së dialogut.

Politikani shqiptar nga Maqedonia kishte thënë se Kosova duhet t’i lejojë Serbisë kalimin tranzit nëpër autostradën tonë për detin Adriatik.

Ai ka thënë se gjithë kjo ishte një ide e tij e jo qëndrimi Kurtit dhe Qeverisë.

“Kjo është e tëra, as nuk është vendim, as qëndrim i qeverisë, por një mendim i imi personal dhënë në pyetjen konkrete për një çështje konkrete. Asgjë më tepër”, ka shtuar ai./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK