Shëndetësi
Rasti i dyshuar për koronavirus nga Vitia transferohen në QKUK (VIDEO)

Një ekip i Emergjencës në Komunën e Vitisë është detyruar të qëndrojë në karantinë pasi ka kontrolluar një 80 vjeçar i cili është kthyer nga Italia.
80 vjeçari së bashku me disa raste të tjera janë dërguar në QKUK në Klinikën Infektive për t’iu nënshtruar testit, njofton Klan Kosova.
Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj në një lidhje direkte në Klan Kosova ka bërë të ditur se janë në pritje të rezultateve të analizave.
“Në Klinikë ka ardhur rasti nga Vitia dhe janë pranuar edhe disa raste të tjera. Këto dy ditët e fundit kemi një fluks më të madh të rasteve”.
“Të gjitha rastet që kanë pasur nevojë për t’u shtrirë në spital – janë shtrirë dhe janë futur në repartin e izolimit; kurse rastet që kanë qenë pa manifestime klinike janë lëshuar në shtëpi dhe u janë rekomanduar masat e vetizolimit”.
“Ju apeloj pa panik që të gjithë atë që vijnë nga regjionet epidemike dhe që nuk kanë shenja epidemike të rrinë në shtëpi dhe në rast nevoje të drejtohen në klinikë, por jo vetëm të vijnë për shkak të frikës”.
“Për çdo këshillë që është e nevojshme duhet të thërrasin numrin emergjent dhe në bazë të informatave mund të orientohen më lehtë se si duhet të veprojnë”.
“Për të gjitha rastet që i kemi pranuar në 24 orët e fundit i presim rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik”.
klankosova.tv



















