Connect with us

Shëndetësi

Raste të reja të koronavirusit në Indi, Gjermani dhe Iran

Publikuar

Përhapja e koronavirusit nëpër territore jashtë Kinës po vazhdon, përderisa India, Gjermania dhe Irani kanë raportuar raste të reja të virusit vdekjeprurës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se bota ishte në territor të paeksploruar.

Më shumë se 90,000 raste janë konfirmuar globalisht, sipas kësaj organizate.

SHBA-të raportuan gjashtë vdekje nga koronavirusi, ndërsa OBSH ka nxitur vendet që të forcojnë masat e kontrollit me qëllim të kontrollimit të virusit.

Në Korenë e Jugut, vendi me shpërthimin më të rëndë jashtë Kinës, numri i personave të infektuar vazhdon të rritet, me tre vdekje të tjera të raportuara të martën në mëngjes.

Në Kinë, infeksioni duket se po ngadalësohet – të marten janë raportuar 125 raste të reja, numri më i ulët që nga janari.

Numri i vdekjeve nga virusi ka arritur në 3,110 në nivel global, sipas shifrave të fundit të OBSH-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK