Connect with us

Lajme

Rama zbulon ‘sekretin’ e tij të ushqimit gjatë ditëve në izolim: Provojeni dhe ju, për mua funksionon

Publikuar

Kryeministri Edi Rama i cili po u flet ‘troç’ qytetarëve të tij mbi mundësinë e përhapjes masive të COVID 19 në rreth 70 për qind të banorëve të Shqipërisë, u ka sugjeruar këtyre të fundit dhe regjimin e tij ditor për të mundur sëmundjet.

“Unë po bëj joga gjatë ditës dhe po ushqehem 2 herë në ditë me distancë 8 orë, ndërkohë që agjeroj 16 orë. Për mua funksionon, provojeni dhe ju“, ka këshilluar Rama në një nga lidhjet e tij live gjatë ditës.

Qeveria ka marrë masa drastike duke mbyllur kufijtë me pothuajse të gjithë shtetet fqinj, ndërsa ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në qytetet kryesore si dhe ka mbyllur çdo aktivitet përveç pikave të shitjes së ushqimeve dhe farmacive.

NA NDIQ NË FACEBOOK