Connect with us

Lajme

Rama: Për Ilir Metën ka ardhur momenti, “o sot o kurrë”

Publikuar

Kryeministri Edi Rama tha nga Kuvendi, se për Ilir Metën, këto janë momente deçizive, ndaj dhe ka dalë në rrugë.

Au shpreh se tani nuk ka më pazare politike me drejtësinë dhe nuk do të ketë, duke lënë të nënkuptohet se Meta po kërkon pazar politik, për problemet e mundshme që mund të ketë me drejtësinë.

“Ilir Meta ka arsye të jetojë në një moment, o sot o kurrë.

Sot vija ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes po bëhet gjithmonë e pafshirë me gomën e pazareve politike, kur vjen puna te drejtësia.

Sot gjykatësit e korruptuar nuk janë garanci, por janë dhe do të jenë në hallin e tyre.

Sepse sot është marrë një vendim ekstrem për t’i dhënë një dërrme krimit të organizuar.

Unë po ju them kaq, doni nuk doni ju, krimin e organizuar ne do ta fusim brenda perimetër të vet”, tha Rama.

“Italia e zbythi mafien ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, këtu në 2020 cohen autoritetet publike e shtetërore si ai që rri në majë të piramidës e kërkon revolucione e ta konsiderojnë mëkat të qeverisë, një mëkat aq të madh sa jepet si prova kuptimplotë e përfundimtare e nevojës për ta shporrur këtë qeveri”, vijoi Rama.

Duke kujtuar me radhe gjithe ata qe kane kundershtuar paketen anti-KCK, me argumentin se po cenohen te drejtat e njeriut, Rama ka thene prere:

“Kjo ditë do të vijë për të gjitha ata që kanë hesape për të mbyllur me ligjin, këtë e ndjejnë ata që janë sot me të tërbuar se kurrë sic është ai i pari i Kinostudios “Shqipëria e Re”.

E kam fjalën për PD. Respekte që e latë PD (iu drejtohet deputetëve të rinj në Kuvend) se do ishit bërë pjesë e servisit të figurantëve për manifestimet”.

NA NDIQ NË FACEBOOK