Lajme
Rama: Për herë të parë në historinë e zgjerimit një vend ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar për letrën e presidentit Ilir Meta drejtuar Brukselit.
“Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij!”.
” Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit”, shkruan ai në Tëitter, transmeton Klan Kosova.
Meta i ka dërguar një letër me doza të forta shqetësimi në adresë të komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhelyi.
Presidenti paralajmëron në letër thellimin e krizën e politike duke theksuar se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike politike. Kjo letër e presidentit Ilir Meta, që disponohet ekskluzivisht nga Top Channel nis me besimin e kreut të shtetit se rekomandimi komisionit, do të përkrahet nga vendet anëtare. Presidenti nuk pajtohet me gjetjet e shkruara nga komisioni Europian.

















