Connect with us

Lajme

Rama: Nesër Administrata Shtetërore e Shqipërisë nuk do të punojë

Publikuar

Kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook njofton se do të kenë pushim punonjësit e Administratës shtetërore, për shkak të koronavisrusit që është përhapur në Shqipëri.

Ai tregon se kryerja e detyrave shtetërore dhe publike, si e punonjësve të Aeroportit dhe Institucioneve të tjera shtetërore që e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, do të akreditohen brenda drejtorisë së përgjithshme të Policisë së shtetit, emër për emër.

Postimi i plotë i Ramës

Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit tr-dr, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër

Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK