Lajme
Rama: Mbyllen të gjitha lokalet dhe restorantet në Tiranë dhe Durrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka urdhëruar mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve, klubeve, në Tiranë dhe Durrës.
” NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, DO TË DETYROHEMI TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!”, shkruan Rama në Facebook, transmeton Klan Kosova.















