Kosovë
Rama: E them prapë, ai që i thotë Thaçit tradhtar, është gomar

Kryeministri shqiptar Edi Rama po mban një intervistë me një medium kosovar duke folur kryesisht për tema politike që kanë të bëjnë me Kosovën.
Shqiptari Rama e ka mbrojtur fjalinë e tij të famshme ku thoshte “kush i thotë Thaçit tradhtar, është gomar”, duke mbrojtur më pas edhe qëndrimin se “Thaçi e kishte kapur pushkën në kohë lufte për Kosovën.”
Ndërkohë, ai e ka quajtur “makth për Kosovën” kryeministrin e mëparshëm të Kosovës, z.Ramush Haradinaj, e të cilin e ka cilësuar edhe si gënjeshtar e injorant. “S’ka lidhje ai, nuk kupton, nuk kupton, gënjen derrçe” – ka deklaruar z.Rama.
Ai foli edhe për idenë e korrigjimit të kufijve, e për të cilën deklaroi se as nuk e kishte mbështetur ai, e as z.Thaçi, shkruan Periskopi.
Sa i përket relacioneve me Vuçiqin, ai ka deklaruar se qëndrimi i tij në këtë raport ishte dinjitoz. /Periskopi/




















