Kosovë
Qytetari nga Mitrovica kërkon ndihmë nga dëshpërimi: Ka mbetur pa miell e ushqim

Një qytetar nga Mitrovica ka shkruar në adresën e redaksisë tonë duke bërë apel urgjent për ndihmë nga qytetarët e vendit.
Emri i tij është Avdullah I. (emri i plotë i njohur për redaksinë), dhe i cili thotë se kanë mbetur pa kushtet më elementare për jetë.
“Jemi në gjendje të rëndë, nuk kemi miell, as ushqim. Qe 4 muaj jetoj me qira, fëmijë s’kam; me një rrogë që marrë e që punoj te privatniku (në sektorin privat) mezi po ia dal të paguaj qiranë, rrymën, ujin. Iu lutem na ndihmoni se jemi mbetë mëshel, e kemi nevojë.” – shkruan ai, duke e lënë edhe numrin e telefonit (mesazhi është redaktuar nga Periskopi).
Periskopi i ka kërkuar zotriut në fjalë edhe një mjet identifikimi, letërnjoftimi, si masë sigurie se identiteti i tij ishte i vërtetë dhe nuk po binim pre e ndonjë mashtrimi. Ky identitet është i njohur për Periskopin, por me kërkesë të personit nuk bëhet i ditur me kërkesë të tij – shkaku i frikës nga stigmatizimi.
Po ashtu, edhe llogaria e tij në Facebook nga e cila ka shkruar në adresën tonë – është e njohur për Periskopin. E edhe numri i telefonit.
Pas masave të qeverisë kundër përhapjes së Koronavirusit, shumë qytetarë të tjerë kanë shkruar në adresë të Periskopit duke shprehur hallet e tyre /Periskopi




















