Connect with us

Kosovë

Quint-i bën thirrje për të mbrojtur rendin kushtetues në vend

Publikuar

Vendet e Quintit përkatësisht ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e ShBA-ve në Kosovë, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me gjendjen aktuale në Kosovë.

Shtetet e Quintit u kanë bërë thirrje liderëve institucionalë dhe politikë që të respektojnë rendin kushtetues.

Kjo është deklarata:

Në këtë kohë të vështirë, ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë që të përqendrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe fuqitë që u janë dhënë atyre përmes Kushtetutës. Ne i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik dhe ti japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë përtej politikës, duke përmendur që vendet tona kanë marrë të gjitha masa të jashtëzakonshme në këtë drejtim.

NA NDIQ NË FACEBOOK