Kosovë
Qeveria voton për largimin e taksës 100% për lëndën e parë, pa ministrat e LDK’së

Qeveria e Kosovës, sapo ka vendosur që të heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, në lëndën e parë.
Bëhet e ditur se në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë, ministrat nga radhët e LDK-se.
Ndryshe LDK tashmë ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti, mocion ky që po përkrahet edhe nga partitë opozitare.


















