Kosovë
Qeveria emëron bordin e përkohshëm të Telekomit dhe të “Trepçës”

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike, “Telekomi i Kosovës”. Genc Raci, Naim Maloku, Luljeta Elezi dhe Teki Shala, do të jenë në bordin e përkohshëm të telekomit.
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari duke e arsyetuar këtë vendim tha se të gjithë këta janë njerëz profesionist.
Ky bord i përkohshëm nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.
Po ashtu Qeveria e Kosovës ka emëruar edhe bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike, “Trepça”. Sylejman Hyseni si kryesues, Bahri Hyseni, Shyqyri Kelmendi, Shyqyri Sadiku do të jenë në krye të këtij bordi.
Ministrja e dikasterit të Ekonomisë, Rozeta Hajdari edhe për këtë vendim tha se janë emëruar njerëz profesionist.





















