Connect with us

Lajme

Qeveria e Shqipërisë gati vendimin: Pushim edhe njërit prind

Publikuar

Qeveria ka gati vendimin për pushimin e njërit prej prindërve, në mënyrë që të kujdesen për fëmijët, që nuk do të shkojnë në shkolla, kopshte e çerdhe, pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri.  foto galeri

Në vendimin që siguron “BalkanWeb” thuhet ndër të tjera se ky vendim duhet zbatuar edhe nga punëdhënësit privatë në vend.

Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.