Lajme
Qamil Kovaçi: Duhet koordinim në menaxhimin e krizës ekonomike nga pasojat Covid-19

Drejtori i Spitalit Psikiatrik-Shkup, Qamil Kovaçi, i cili ëshë Magjistër i shkencave të ekonomisë sugjeronë se në planifikimin e masave ekonomike qeveritare duhet të kycen shume faktorë të karakterik ekonomik.
Ja reagimi i tij në facebook, pas paralajmërimit të masave të propozuar nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev:
Përderisa në shkencat tjera si mjekësia ekziston një konsensus mbi shkaqet, pasojat dhe trajtimin, në një shkencë si ekonomia së paku në lidhje me krizat ekonomike dominon mospajtimi, konfrontimi dhe heterogjenia. Të nderuar tani kur edhe mjekësia nuk ka kontroll mbi shkaqet, pasojat dhe trajtimin e virusit COVID-19, kriza ekonomike pritet të jetë edhe më e paparashikuar, e rëndë dhe me pasoja të mëdha për gjithë ekonominë e vendit, prandaj kërkohet kujdes në propozimin dhe sjelljen e masave ekonomike për të ndihmuar sektorin real dhe ekonominë e vendit në përgjithësi. Të gjitha masat duhet të jenë të qëndrueshme, të planifikuara dhe propozuara nga institucionet kompetente që menaxhojnë me politikat makroekonomike të vendit.
Në këtë situatë janë të nevojshme politika të kordinuara nga të gjitha institucionet relevante që kanë impakt direkt dhe indirekt ne ekonominë e vendit, gjithashtu edhe kyçjen e gjithë aktorëve shoqëror ( partitë politike, sektori joqeveritar, odat ekonomike e kështu me radhë ) që të propozojnë masa, por sjellja e tyre nga institucionet të bëhet vetëm atëher kur të kemi analizava të mirëfillta për efektin e tyre pozitiv në ekonominë e vendit. #kujdesPopanikJo

















