Sport
PSG largon katër yje, mund të transferohen falas

Raportohet se nga kampionët e Ligue 1 do të largohen katër lojtarë në fund të sezonit.
ESPN bën të ditur se PSG nuk e ka ndërmend të vazhdojë kontrata me Thiago Silvan, Edinson Cavani, Thomas Meunier dhe Lavyn Kurzawa. Kështu që këta katër lojtarë, do të largohen falas, përcjell lajmi.net.
Kapiteni Thiago Silva, mund të rikthehet në Serie A te Milan, ndërsa Cavani t’i bashkohet Atletico Madridit.
Në pezull mbetet e ardhmja e Meunier dhe Kurzawa./Lajmi.net/






















