Kosovë
Pse e injoroi Thaçi seancën solemne për UÇK-në të përgatitur nga Vjosa Osmani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka shkuar në seancën solemne të organizuar për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Ndonëse kishte marrë ftesë, presidenti nuk ishte i pranishëm në këtë seancë.
Nuk dihet arsyeja se pse Presidenti nuk mori pjesë në këtë seancë në të cilën ndodhej edhe e gjithë familja Jashari.
Mosprezenca e tij mund të ketë lidhje me refuzimin e kërkesës së tij nga kryetarja e Kuvendit për thirrjen e seancës për të iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vizitën në ShBA dhe takimin me presidentin serb me ndërmjetësimin e Richard Grenellit.
I pari i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të paraqiten së bashku në ora 12:00 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të bëhet parakalimi i trupave të FSK-së. /Periskopi/





















