Sport
Prishtina i frikësohet orarit të fazës së tretë në Superligë

Më herët është publikuar orari i fazës së tretë për garat e Superligës së Kosovës, ku skuadrat në garë për titull kanë mësuar pengesat e ardhshme.
Një orar aspak i lehtë për skuadrën e Prishtinës, e cila luan me të gjitha skuadrat e pjesës së epërme të tabelës.
Kjo gjë duket se ka frikësuar ‘bardhekaltrit’, të cilët e kanë cilësuar orarin si orar ‘ferri’.
Klasifikimi i javës së 22 dhe krijimi i orarit të fazës së tretë
Prishtina ka orar "ferri" sidomos në muajin prill dhe gjysmën e parë të muajit maj ku i zhvillon 9 ndeshje për 37 ditë (në çdo 3-4 ditë nga një ndeshje) duke i llogaritur edhe dy ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës. pic.twitter.com/QAhKizcBEj
— FCPrishtina (@FC_Prishtina) March 9, 2020
“Prishtina ka orar “ferri” sidomos në muajin prill dhe gjysmën e parë të muajit maj ku i zhvillon 9 ndeshje për 37 ditë (në çdo 3-4 ditë nga një ndeshje) duke i llogaritur edhe dy ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës” thuhet në postimin e faqes zyrtare të Prishtinës në rrjetin social ‘Twitter’, përcjell lajmi.net.
Prishtina aktualisht pozicionohet në vendin e katërt në tabelën e Superligës, me tri pikë më pak se lideri, Ballkani.
Gjithçka është e hapur deri në xhiron e fundit. /Lajmi.net/





















