Connect with us

Lajme

Prezantohet sistemi i leje-daljeve për pazar, Rama: Pensionistët nuk kanë leje

Publikuar

më

Tashmë dalja për të bërë bazar do të bëhet me leje dhe autorizim. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar sot aplikacionin e ri.

Aplikimi do të behet nëpërmjet portalit e-albania, ndërsa Rama theksoi se pensionistëve nuk do ti pranohet aplikimi për leje.

“Kjo është leje dalje për pazar, leje dalja për në punë ka autorizim të veçantë.Është një leje automatike, sapo ti aplikon leja të shfaqet në telefon. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat që nuk janë smart, por në këtë rast kohëzgjatja është më e madhe. Për ata që nuk disponojnë një kompjuter apo një smartphone, por kanë një telefon të zakonshëm, të marrin masa nesër për shpenzimet, sepse nuk do të qarkullojnë dot, nëse nuk e lejon procedura që të qarkullojnë”.

“Në po punojmë me kompanitë celulare që kjo procedurë të jetë gati qysh ditën e nesërme.Pensionistëve nuk do të jepet leje. Ata nuk mund të aplikojnë në këtë sistem. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi.Për ata që nuk i kanë fëmijët afër, do të kujdesemi ne për ilaçe dhe pazare. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë, pasi do të penalizohen”.

“Vetëm një anëtar familjeje që do të dalë në Pazar. Ai që shkon në punë do të vazhdojë me lejen e zakonshme. Nuk mund të kërkojnë më shumë se dy anëtarë familjeje që të marrin leje. E mira është që anëtarët e familjes që shkojnë në punë kur të kthehen të bëjnë edhe pazar.

“Të gjithë duhet të kenë në telefon atë leje që ka marrë që policia ta marrë në konsideratë. I kam kërkuar Erion Veliajt që të mundësojë të gjitha tezgat e lagjeve në distanca. Të bëhet pazari pa u futur në një kanal për të marrë ushqimet. Nga e hëna të gjitha tregjet do të jenë të tilla. Një gjë të tillë u kam kërkuar edhe kryetarëve të bashkive në qytetet e tjera”, ka thënë Rama.

Maqedoni8 minutes ago

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Shqipëri38 minutes ago

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Lajme1 hour ago

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Lajme2 hours ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni3 hours ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme3 hours ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri3 hours ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Lajme3 hours ago

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

Lajme4 hours ago

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Lajme4 hours ago

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

Maqedoni5 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Lajme5 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

NA NDIQ NË FACEBOOK