Kosovë
Presidenti Thaçi pret sot në takim këshilltarë të Merkelit dhe Macronit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pret sot në takim një delegacion francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron.
Takimi mbahet në orën 10:15.
“Në orën 10:15, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim një delegacion francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron”, thuhet në njoftim.
Siç njofton Zyra e Presidencën mediat mund të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Para Thaçit, këshilltarët e Merkelit dhe Macronit në takim i pret kryeministri Albin Kurti, nga ora 9:00.






















