Connect with us

Kosovë

Presidenti Thaçi me fjalë të rënda për Kurtin: Ai ishte kundër çdo administrate amerikane, si tash

Publikuar

Presidenti vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në Kuvend duke i quajtur ‘përpëlitje’.

Thaçi ka thënë se Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra dhe mashtrime.

Ai po ashtu ka thënë se nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin.

Presidenti thotë më tej se kryeministri i Kosovës “po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike” dhe shton se deklarimet e tij për “marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi” janë “fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në”.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

PËRPËLITJET E KURTIT

I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.

Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës.

Përqesh dhe saboton shtetin.

Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin.

I padinjitet.

Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike.

Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi.

Qesharake për Kosovën.

Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në.

Rikujtoj:

Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë.

Ishte kundër administratës Klinton.

Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush.

Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden.

Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër.

E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.

Në anën e kundërt të historisë.

Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aleanca me SHBA-në është e shenjtë.

Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë. HTH

 

NA NDIQ NË FACEBOOK