Connect with us

Kosovë

Presidenti i Venezuelës kërkon nga çdo grua të lindë gjashtë fëmijë

Publikuar

Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, ka thirrur gratë e vendit të tij që të lindin nga gjashtë fëmijë.

Ai ka thënë se kjo duhet të bëhet “për të mirën e vendit”, shkruan BBC.

Gjatë një shfaqjeje në televizion për të promovuar planin për kujdesin shëndetësor për gratë, ai ka udhëzuar gratë “që të lindin, të lindin”.

Ky vend është duke u përballur me krizë ekonomike e cila ka rezultuar tkurrje të rezervave ushqimore dhe medicinave.

Nga 2013 deri më 2018, 13 përqind e fëmijëve venezuelas janë kequshqyer, thotë agjencia e OKB-së për fëmijët, Unicef.

NA NDIQ NË FACEBOOK