Connect with us

Sport

Presidenti i Lyon kërkon anulimin e Ligue 1, ka një propozim interesant

Publikuar

Një situatë e jashtëzakonshme e krijuar nga koronavirusi/Covid-19 ka bërë që kampionati francez i futbollit të pezullohet për kohë të pacaktuar.

Me situatën e krijuar disa fjalë ka thënë presidenti i Olympique Lyon, skuadër që aktualisht renditet në pozitën e shtatë në tabelë dhe luan në Ligën e Kampionëve.

“Ne duhet të anulojmë gjithçka” ka thënë Auras, duke kërkuar të mos vazhdohet ky kampionat, transmeton lajmi.net.

“Ne fillojmë sezonin e ri nga situata aktuale si ndodhemi tani” shtoi tutje ai.

Mbetet të shihet nëse propozimi i presidentit të Lyon do të gjej përkrahje dhe të vendoset që ky propozim të futet në fuqi. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK