Kosovë
Presidenti i Kosovës pret nga Qeveria masa të shpejta kundër Koronavirusit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur edhe për përhapjen e Koronavirusit, ku tashmë janë paraqitur dy raste në Shqipëri.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë hapa preventiv sa ma shpejt që të jetë e mundur.
“E ftoj qeverinë që të tregohet shumë e kujdesshme dhe e përgatitur. Vendimet duhet të merren me kohë, mundësisht sot”, tha presidenti Thaçi.
Kosova është ndër vendet e pakta që nuk është prekur nga koronavirusi, sëmundje kjo që ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në pothuajse të gjithë botën, me epiqendër të epidemisë në Kinë.


















