Connect with us

Sport

Premierliga ka gati planin: Kur luhen ndeshjet? Kur mbaron sezoni? Kur fillon sezoni tjetër?

Publikuar

Kampionati elitar i futbollit anglez synon të arrijë të gjitha në kohë, për të mbyllur këtë sezon si dhe për të nisur kampanjën tjetër në kohë.

Plani është që të gjitha ndeshjet e këtij edicioni të luhen dhe të mbyllet sezoni, por edhe të ketë kohë për përgatitjet para sezonit tjetër. Më poshtë lajmi.net ua përcjell pesë pikat sipas të cilit duhet të shkojë plani i Premierligës.

1: Ndeshjet e këtij sezoni rifillojnë më 1 qershor

2: Të gjitha ndeshjet luhen me dyert e mbyllura, pa praninë e tifozëve

3: Ndeshjet e këtij sezoni duhet të luhen përbrenda gjashtë javëve

4: Lojtarëve u mbeten edhe katër javë për t’u përgatitur për sezonin e ri

5: Sezoni 2020/2021 fillon më 8 gusht. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK