Connect with us

Kosovë

Politologu Mustafa për zërat se seanca e mocionit nuk duhet të mbahet: Kuvendi nuk sabotohet

Publikuar

Politologu, Mentor Mustafa ka thëne se puna e Kuvendi të Kosovës nuk duhet të ndalet pavarësisht situatës në të cilën gjendet vendi.

Këto komente i bërë ai pasi që deputet të VV’së duke u mbështur të pandemia e koronavirusit, thonë se nuk janë kushte të favorshme për mbajtjen e seancës për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, shkruan Periskopi.

Mustafa ka marrë shembull se si puna e Kuvendit nuk është ndalur kur në Kosovë po mbreteronet gjendje e jashtëzkonshme, duke mos sabotuar punën e Kuvendit.

Tutje ai thotë se përpjeket për sabotim të seancës shkaktojnë efkete të kundërta.

Shkrimi i tij:

KUVENDI I KOSOVËS

Në Kosovë mbretëronte gjendje e jashtëzakonshme. Me 2 Korrik 1990, deputetët (atëherë delegatët) e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në seancën e kërkuar të cilën Kryetari i Kuvendit nuk e thërriste siç kishte obligim kushtetues. Kryetari i Kuvendit, Djordje Bozovic sabotoi seancën. Regjimi kyçi dyert e Kuvendit. Deputetët u organizuan jashtë godinës. Atë ditë 114 deputetë dëshmuan se puna e Kuvendit nuk mund të sabotohet. Seanca u mbajt. Mbi punimet dhe deklaratën e shpallur atë ditë, iu dha kahje rrugëtimit politik. Historia politike e Kosovës na mëson se Kuvendi nuk sabotohet. Përpjekjet për sabotim, shkaktojnë efekt shumëfish të kundërt. Ikja e sabotimi turpërojnë. Përballja në Kuvend nuk e dobëson askënd!

NA NDIQ NË FACEBOOK