Connect with us

Kosovë

Policia ndalon shumë qytetarë: Dolën nga vetizolimi dhe hapën lokalet

Publikuar

Shumë qytetarë nuk po i zbatojnë rregullat në kohën e pandemisë duke shkaktuar rrezik të përhapjes së saj.

Prandaj, Policia e Kosovës ka ndaluar një sërë shkelës të këtyre dispozitave.

Shumica prej tyre kanë hapur lokalet e tyre përkundër ndalimit nga Qeveria.

Më poshtë janë të gjitha rastet që ka dërguar Policia e Kosovës:

Rajoni i Prizrenit

• Rr. Ismet Jashari-Kumanova, Prizren 24.03.2020-16:15. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij (furrë) duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

• Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 24.03.2020-16:55. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Rajoni i Prishtinës

• Gllogoc, Prishtinë 24.03.202-09:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nuk i ka respektuar rekomandimet e mjekëve lidhur me vetë izolimin shëndetësor gjatë epidemisë.

• Rr. 19 Qershori, Podujevë 24.03.2020-115:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur në lokalin e tij respektuar duke mos respektuar vendimet e marra për parandalim të pandemisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

• Gllogoc, Prishtinë 24.03.2020-16:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur në lokalin e tij duke mos respektuar vendimet e marra për parandalim të pandemisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rajoni i Gjakovës

Fsh. Kijevë, Malishevë 24.03.2020-03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Fsh. Ujzi, Gjakovë 24.03.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije freskuese dhe kafe brenda lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Drenica, Gjakovë 24.03.2020-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije ne lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Fsh. Ponoshec, Gjakovë 24.03.2020-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije në lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

• Rr. Marin Barleti, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për te arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

NA NDIQ NË FACEBOOK