Kosovë
Policia jep detaje nga plagosja që ndodhi sonte në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen që ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se deri tek plagosja ka ardhur pas një përleshje fizike.
Ajo ka thënë se në këtë përleshje është përdorur edhe arma e zjarrit.
“Rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave ku me pas është përdorë edhe arma e zjarrit”, ka thënë Ahmeti.
Me këtë rast, përveç të plagosurit lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër që ka qenë i përfshirë në rrahje.
“Në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjës fizike. Të dy personat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.






















