Connect with us

Sport

‘Poker’ i Ilicicit, Atalanta kalon në çerekfinale, gjunjëzon Valencian edhe në ‘Mestalla’

Publikuar

Skuadra e trajnerit Gasperini ka mposhtur 4:3 Valencian në ‘Mestalla’, ndërsa ndeshjen e parë në Itali e kishte fituar bindshëm, 4:1.

Lojtari që dhuroi ‘show’ në këtë ndeshje, ishte Josip Ilicic, me katër gola të shënuara.

Reprezentuesi slloven që në Ligën e Kombeve do të luajë kundër Kosovës, shënoi në minutat 3’, 43’, 71’ dhe 82’.

Për vendasit, dy herë shënoi Kevin Gamiero, dhe një herë Ferran Torres./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK