Connect with us

Lajme

Po testohen edhe 7 pacientë të tjerë të dyshuar me koronavirus

Publikuar

Shtatë pacientë të rinj janë duke u testuar për koronavirus, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce sot në një konferencë shtypi. Siç tha ai, pacientët janë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri. Pacientët kanë ardhur nga Zvicra, Gjermani dhe Austri 3-4 ditë më parë. Disa ditë pasi ata janë kthyer prej andej kanë pasur temperaturë  të lartë.

Dy nga pacientët e testuar  janë gra shtatzëna nga Ohri. Ministri Filipce tha se të dyja gratë janë sjellë në Shkup dhe janë vendosur  në izolim. Rezultatet për të gjithë pacientët pritet të dalin brenda disa orëve.

Ndërsa pacientët e tjerë tashmë të konfirmuar me koronavirus që janë shtruar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme, përveç një pacienti që prej dje ndodhet frymëmarrje artificial.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK