Connect with us

Sport

“Po e bëjnë kokë turku te Barcelona”, ish-trajneri i del në mbrojtje Griezmannit

Publikuar

Përgatitësi uruguaian thotë se në “Camp Nou” ka shumë pritshmëri ndaj sulmuesit francez. “Griezmann është në telashe sepse vet Barcelona është në krizë”.

”Aty duan të gjejnë një kokë turku dhe një përgjegjës për këtë situatë. Ai është i fundit që ka ardhur dhe paratë që u paguan për të janë të shumta”, ka thënë Lasarte.

Ai analizon situatën te katalanasit duke theksuar se vetëm Mesi është i paprekshëm te Barcelona.

“Te Barcelona të gjithë vendosen në pikëpyetje përveç Lionel Messit. Griezmannin e shoh të trishtuar dhe të mërzitur. Kjo nuk është e drejtë. I duhet edhe pak kohë që të përshtatet. Ndoshta është më e mira që të largohet, por fillimisht duhet të mendohet. Nuk duhet të gjejë asnjë skuadër më të mirë dhe asnjë më të keqe, por thjesht një të re ku mund të japë më të mirën nga vetja”. /Lajmi.net/