Connect with us

Lajme

Plas goma, 28-vjeçari vdes nga plagët e marra

Publikuar

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bathore.

Një 28-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në një gomisteri.

Ai është identifikuar si Fatjon Lleshi, 28-vjeçar.

Grupi hetimor ka verifikuar dokumentet, dhe ka rezultuar se 28 vjeçari ka qenë i siguruar në punë, raporton Abc News.al përcjell Klan Kosova.

Ndërsa ishte duke punuar, një gomë ka plasur në ambientet ku viktima punonte duke e lënë të plagosur rëndë.

28-vjeçari ka humbur jetën gjatë trasportimit për në spital pasi nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ndërkohë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri,  gjatë punës, aksidentalisht  ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë puntori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“.

NA NDIQ NË FACEBOOK