Connect with us

Kosovë

Plani i Konjufcës për luftën ndaj Daçiqin në diplomaci pas humbjes së fundit: Largimi i asaj që fitoi çdoherë për Kosovën

Publikuar

Vetëvendosje kishte qenë shumë e ashpër ndaj ish shefit të diplomacisë tonë, z.Behgjet Pacolli sa herë që ndonjë shtet i botës e tërhiqte njohjen e pavarësisë tonë.

Por, tashmë shefi i diplomacisë tonë nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk ka pasur asnjë fjalë për të arsyetuar tërheqjen e njohjes nga shteti afrikan i Sierra Leones.

Tërheqja e njohjes nga Sierra Leone bën që numri i njohjeve për Kosovën të jetë vetëm 92, ose më i vogël se sa numri i shteteve anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Dhe, në vend që të hartonte një strategji me të cilën do të luftohej kjo fushatë agresive e Serbisë, në këtë moment vendimtar për vendin, z.Konjufca ka propozuar tërheqjen e shtatë ambasadorëve nga misionet e tyre diplomatike, shkruan Periskopi.

Në mesin e këtyre ambasadorëve është edhe zonja Vlora Çitaku, e cila është shquar për paraqitje dinjitoze dhe përplasje të ashpra për Kosovën me Ivica Daçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Pra, strategjia e z.Konjufca për të luftuar Daçiqin, kryediplomatin e Serbisë, del se është shkarkimi i asetit më të vlefshëm dhe më efikas në këtë luftë: Vlora Çitakut.

Çitaku madje para disa muajsh kishte mbrojtur edhe kryeministrin Albin Kurti, i cili ishte sulmuar nga Daçiq në OKB.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Kosovën, duke qenë se argumenti i shumicës së shteteve anëtare të OKB-së tashmë në tryezën e diskutimeve përvetësohet nga Kosova. Kosova më herët e përdorte këtë argument, pasi ishte njohur nga 115 shtete. /Periskopi

Maqedoni5 minutes ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri35 minutes ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme2 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni2 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri3 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme3 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë3 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri5 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

NA NDIQ NË FACEBOOK