Connect with us

Bota

Përveç koronavirusit SHBA-së i shtohet një rrezik tjetër/ Minjtë mbushin rrugët, në kërkim të ushqimit

Publikuar

me

Në Shtetet e Bashkuara rrugët janë të boshatisura nga njerëzit , por ata janë mbushur me minjë. Në SHBA janë mbyllur të gjithë restorantet dhe kafet, ndërkohë minjtë kanë dalë për të kërkuar ushqim nëpër rrugë duke qenë se nuk ka më mbetje të grumbulluar nga dyqanet apo restorantet.

Numri i minjve është shtuar në masë të madhe, ndërsa përhapja e tyre nëpër rrugë vetëm po shtohet, pasi janë në kërkim të ushqimit për të mbijetuar.

“Sapo e ktheva kokën dhe pashë një grumbull me rreth 30 minj që po copëtonin diçka, ishin shumë të pështirë”,- ka thënë një banorë.

Ndërsa, banorëve u është kërkuar që të mos hedhin mbeturina në rrugë, pasi numri i minjëve mund të shtohet dhe janë me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e ndonjë sëmundje.

Më të rrezikuar janë të pastrehët pasi mund të kenë të parë me minjtë.

Advertisement

MË TË LEXUARAT